75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / OSH

Shoqëria civile ,Vetëvendosjes: Vettingu në të gjitha hallkat e drejtësisë, të bëhet nga ekspert të huaj

Një ditë pas zgjedhjeve, tashmë është kuptuar qartë nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja se partia e Albin Kurtit ka dal fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ndërsa një ditë pas shoqëria civile ka listuar disa nga veprimet që duhet ndërmarrë menjëherë në sistemin e drejtësisë nga Qeverisa e Kurtit.

Ehat Miftaraj nga IKD-ja përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se nga qeverisja e Vetëvendosjes pret miratim të Strategjisë për Sektorin e Sundimit të Ligjit, proces ky do të zgjas së paku pesë vite zbatim. Po ashtu ai ka thënë se duhet të bëhet procesi i vettingut, në Polici, Prokurori, Gjykata dhe në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë.

Mirëpo ky proces siç ka thënë Miftaraj duhet të bëhet nga ekspert ndërkombëtar e assesi vendor.

Postimi i plotë i tij: