20:46 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shoqërimi i ushqimit të drekës me ujë, ulë obezitetin tek fëmijët

Shërbimi me ujë në drekat shkollore bën që fëmijët të kenë më pak gjasa për obezitet, sipas hulumtimeve të reja.

Një studim pilot pesë vjeçar në 1200 shkolla fillore dhe të mesme në qytetin e New York gjeti se vendosja e bombolave të ujit në kafeteri është më i suksesshëm se sigurimi i ushqimit të shëndetshëm që është shitur gjatë drekë, transmeton Indeksonline.

Zgjerimi i programit mbarëkombëtar për këtë çështje mund të parandalojë më shumë se gjysmë-milioni fëmijë në SHBA nga grumbullimi i kilogramëve të tepërt.

Përqindja e fëmijëve me obezitet në SHBA është rritur më shumë se trefishi që nga viti 1970. Sot, rreth një në pesë fëmijë të moshës shkollore është i trashë.

Studiuesit zbuluan se shtimi i shisheve të ujit në dreka të shkollave çoi në rënie të ndjeshme rrezikun e mbipeshës për nxënësit për 12 muaj./Indeksonline/