75 Mall Live Search
09:16 / E Hënë, 11 Prill 2022 / MSH

Shoqërohen në polici 15 persona, organizonin lojëra fati

15 persona janë intervistuar nga policia pasi po organizonin lojëra fati në një lokal në Ferizaj.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Shaip Doda” dej rreth orës një të mëngjesit.

“Si prova materiale janë konfiskuar 851 çipa dhe 19 palë letra bixhozi” thotë policia.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.