Shoqërohen në polici tre të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në lokalin e tyre dyshohet se kishin organizuar lojëra të fatit online.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Podujevë.
Më tej është bërë e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/