11:57 / E Premte, 27 Janar 2023 / k.v

Shoqërohen në stacion policor dy persona për veprën shmangie nga tatimi

Mbrëmë rreth orës 21:00,  nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, janë shoqëruar në stacion dy persona të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar një shumë të parave.

Sekuestrimi i parave (rreth 33.000 euro) është bërë në rrugën e Pejës, në Bresje, kur personat/automjeti me të cilin po lëviznin, është ndaluar nga policia për një kontrollë rutinë.

Personat e dyshuar nuk kanë arritë të dëshmojnë prejardhjen e parave të sekuestruara,  andaj është iniciuar rast për shmangie nga tatimi.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore në konsultim me prokurorin e shtetit,  janë liruar në procedurë të rregullt.