Shoqërohet në polici edhe një tjetër tifoz çek
Gjatë ditës së sotme është shoqëruar në polici edhe një tjetër tifoz çek .
Sipas burimeve të Indeksonline, gjatë kohës kur dardanët ishin duke punuar për koreografinë, një tifoz çek është parë disa herë rreth stadiumit në ora 4 të mëngjesit.
Ai kishte edhe një qantë me vete, në të cilën ende nuk dihet se çfarë kishte.
Kujtojmë se Indeksonline mbrëmë raportoi për ndalimin e tetë shtetasve të Çekisë të cilët kishin planifikuar që nesër gjatë ndeshjes futbollistike Kosovë-Çeki ta ngritnin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrim “Kosova është Serbi”.
Falë vigjilencës së Policisë Rajonale të Ferizajt është bërë i mundur ndalimi i tyre në flagrancë ndërsa janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime./Indeksonline/

