Shoqërohet në polici një person, i konfiskohen një armë e 34 fishekë
Një person është shoqëruar në stacionin e policisë në Lipjan.
Kjo pasi që në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë me gaz dhe 34 fishekë të së njëjtës armë.
I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/

