Shoqërohet në polici, Petrit Kllokoqi, kryetar i Gastronomëve!

Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, është shoqëruar në stacionin e Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Shoqërimi ndodhi pas përfundimit të protestës së gastronomeve, të cilët zhvilluan një aktivitet simbolik para lokaleve të kinemaja ABC.
Me tenxhere dhe lugë, ata zhurmuan shenjë revolte ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

Më poshtë, Indeksonline ju sjell pamjet e Kllokoqit dhe Edona Gashit, pjesë e shoqatës, duke u dërguar në stacionin e PK-së.