75 Mall Live Search
08:57 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

Shoqërohet në polici zyrtari në Suharekë pasi sulmoi fizikisht dy gra

Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi i njëjti gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka sulmuar dy femra, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari është liruar.

“Suharekë 22.04.2021 – 08:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/