12:35 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shoqërohet në stacionin policor, trajneri që rrahu lojtarët

Ndue Tarazhi, trajneri që u bë i njohur si pasojë e videos virale në rrjetet sociale ku ai shihej që rrihte dhe ofendonte lojtarët e U17 në Laç, u ndalua nga forcat e rendit.

Tarazhi, do të merret në pyetje për të sqaruar pozicionin e tij në këtë skandal.

Ndue Tarazhi në fakt është shkarkuar pak kohë më parë nga ky pozicion e po ashtu duhet thënë se video në fjalë nuk është aktuale, por është realizuar pak kohë më parë.

Tarazhi shihet duke goditur disa lojtarë të rinj pas humbjes së një ndeshjes e nuk kursen ndaj tyre edhe ofendime të rënda./Indeksonline/