75 Mall Live Search
21:26 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Shoqëruesit të dhëndrit i bie të fikët ditën e martesës, panik te dasmorët

Një dasëm në Uashington ka shqetësuar jo pak pjesëmarrësit pasi shoqëruesi i dhëndrit pësoi një gjendje të fikti.

Ndërsa shoqëruesja tjetër po këndonte serenatën, djali rrëzohet në tokë pa ndjenja. Në video duket edhe reagimi i dasmorëve, të cilët u shqetësuan jo pak.

Mësohet se djali është në gjendje të mirë shëndetësore me përjashtim të dhëmbëve që i theu në momentin e përplasjes në dysheme.

Videoja e regjistruar gjatë dasmës ka tërhequr vëmendjen e shumë personave.