13:43 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shoqja e bënë “horë” Afërditën në mes të dasmës, i zbulon operacionin plastik (Video)

Mbrëmjen e djeshme modelja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj kurorëzoi dashurin disa vjeçare me partnerin në një ceremoni madhështore që u zhvillua në Miami të Floridas. Ajo shkëlqeu e veshur me të bardha në një dasmë afër detit dhe më pas në një festë të madhe, ku nuk mungoi dhe vallja e Tropojës.

Mirëpo një nga mikeshat e futi në siklet Afërditën pasi i zbuloi operacionin plastik. Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instastory, bashkëshortja e doktorit që ka bërë zmadhimin e gjoksi, i ka treguar të gjithë ndjekësve rezultatin fantastik të operacionit të kryer nga burri i saj.

Afërdita ka qenë duke vallëzuar, teksa vajza në fjalë i është afruar dhe ka kapur vetëm pjesën e gjoksit në video duke thënë se bashkëshorti i saj kishte bërë një vepër arti me gjoksin e modeles.

Ndonëse është vendosur në siklet, Afërdita është larguar nga kamera duke buzëqeshur dhe nuk ka thënë asgjë për veprimin e shoqes./xing.al

Temat: