Shoqja e Limit trazon ujërat në “Ferma VIP”: Ai pëlqen dikë tjetër, Alba s’po e lë

Në një episod të fundit të emisionit “Ferma Club”, është hedhur dritë mbi emocionet dhe ndjenjat e paqarta të Limi-t, një prej konkurrentëve më të përfolur. E ftuar në studio, shoqja e tij e ngushtë Alba, bëri një deklaratë të fortë që krijoi diskutime të shumta mes të pranishmëve dhe ndjekësve të emisionit.
Sipas Albës, edhe pse Limi është në një lidhje me një tjetër banore, ai në të vërtetë shfaq interes për Esterin.
Alba u shpreh qartë: “Jam dakord me mendimin e Meridianit.”
Meridian Ramçaj, që ishte gjithashtu i ftuar në studio, vuri në dukje se pëlqimi i Limi-t ndaj Esterit është lehtësisht i dallueshëm në sjelljet e tij. Ai analizoi mënyrën se si Limi e ndjek dhe i afrohet Esterit, në kontrast me marrëdhënien që ka me partneren e tij aktuale.
“Limi ka pëlqim për Esterin dhe ajo është e dukshme por ai ka prirje të shkojë drejt asaj që është më e lehtë. Mjafton ta shikosh se si e ndjek Esterin, se si i afrohet. Shikon më pas sjelljet që bën me Albën, që janë në një lidhje. Këto janë dy të kundërta. Kur ka mundësi zgjedhje, mashkulli i shkon asaj që është më e lehtë për t’u arritur,” – u shpreh Ramçaj.
Alba gjithashtu theksoi se lidhja aktuale e Limi-t po ndikon negativisht në mënyrën se si ai po shfaqet në publik dhe brenda fermës, duke e penguar autenticitetin e tij, pasi ai nuk po shfaqet 100% vetvetja.
