75 Mall Live Search
22:24 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Short i vështirë për ekipet e beach volleyt në Patra 2019

Ekipet e beach volleyt që po e përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare në Rërë Patra 2019, kanë mësuar sot grupet për garat që i nisin nesër.

Ekipi i femrave ndodhet në grupin B, bashkë me Francën, që llogaritet kandidate për të fituar medaljen e artë dhe Slloveninë.

Ekipi i meshkujve ndodhet në grupin B, të cilin e përbëjnë edhe Franca, Portugalia dhe Andorra.

Sipas trajnerëve Vildane Jashari dhe Bahri Gjinovci, shorti është tejet i vështirë, por që lojtarët tanë do ta japin maksimumin për të marrë rezultate të mira.

Ndeshja e parë e meshkujve është ajo me Portugalinë, që zhvillohet në ora 8:50 me kohën tonë lokale, ndërsa femrat takohen me Slloveninë në ora 9:40. Ndeshjet e dyta zhvillohen po ashtu nesër në orët e pasdites.

Përfaqësuesi tjetër i Kosovës në Patra 2019, notari Arti Krasniqi, garon të enjten.