75 Mall Live Search
15:25 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / B O

Shorti i Conference League, këto janë çiftet

Në Nion të Zvicrës hidhet shorti i raundit me eliminim direkt të Conference League. Skuadrat pjesëmarrëse në këtë kompeticion njihen me rivalët direkt.

Vendet e para të fazës së grupeve kalojnë menjëherë në raundin tjetër, ndërsa në këtë raund do të përballen tetë skuadrat e vendeve të dyta të Conference League dhe tetë skuadrat që vijnë nga Europa League.

Tetë skuadrat që janë kualifikuar direkt në fazën tjetër janë Basaksehir, West Ham, Villarreal, Nice, AZ Alkmaar, Djurgarden, Sivasspor, Slovan Bratiskava.

Nga shorti janë formuar çiftet:

Qarabag – Gent

Trabzonspor – Basel

Lazio – CFR Cluj

Bodo/ Glimt – Lech Poznan

Braga – Fiorentina

AEK Larnaca – Dnipro-1

Sheriff Tiraspol – Partizan Belgrade

Ludogorets – Anderlecht