75 Mall Live Search
14:18 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / G T

Shorti i Conference League takon dy skuadrat shqiptare, në rast eliminimit nga Liga e Kampionëve

Sot është tërhequr shorti i UEFA Conference League raundi i dytë për sezonin 2025/26.

Në këtë short është mësuar se në rast të eliminimit të Dritës dhe Shkëndijes nga Liga e Kampionëve, do të luajnë mes vete në kompeticionin e tretë të UEFA-s, shkruan Indeksonline

Kampioni i Kosovës, Drita në Champions luan ndaj Differdange, kurse Shkëndija e Maqedonisë së Veriut ndaj The New Saints.

Në letër, të dy skuadrat kanë gjasa të mëdha për t’u kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve, por në rast se eliminohen – atëherë do luajnë ndeshjen e play-offit mes vete, një derbi shqiptar./Indeksonline/