75 Mall Live Search
16:29 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Shorti i Kupës së Botës, ja në cilon vazo janë Kosova dhe Shqipëria, këta janë kundërshtarët e mundshëm

Kosova dhe Shqipëria sonte do të mësojnë kundërshtarët e mundshëm në grupet e Kupës së Botës, në rast kualifikimi.

Nga ora 18:00, në Washington në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të hidhet shorti i Kampionatit Botëror, shkruan IndeksOnline.

Kupa e Botës 2026 për herë të parë do të mbahet në tri shtetet: Amerikë, Kanada dhe Meksikë.

42 shtete deri tani kanë siguruar pjesëmarrjen derisa Kosova dhe Shqipëria janë në garë për gjashtë vendet e fundit pjesëmarrëse.

Për herë të parë ”Dardanët” dhe ”Kuqezinjtë” do të permenden në shortin e Kupës së Botës.

Kosova dhe Shqipëria gjatë muajit mars do të luajnë ndeshjet e play-offit.

Kujtojmë që Kosova luan në play-off ndaj Sllovakisë dhe në rast se fiton, e pret në shtëpi fituesin e ndeshjes Rumani – Turqi.

Ndarja e vazove për shortin:

Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.

Vazo 2: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia.

Vazo 3: Norvegjia, Panamaja, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut.

Vazo 4: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, katër ekipe evropiane të play-off-it (mesin e tyre Kosova dhe Shqipëria), dy ekipe ndërkontinentale të play-off-it.

Kurse Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë dhe ndaj fituesit të ndeshjes Suedi – Ukrainë./IndeksOnline/