Shorti i Ligës së Kampionëve, goditje e rëndë për Kosta Grillon
Sot është tërhequr shorti i Ligës se Kampionëve
Pas 30 viteve në këtë garë është duke marrë pjesë edhe Crvena Zvezda, e cila për herë të fundit në garën më të madhe europiane kishte marrë pjesë në vitin 1992.
Si rrjedhojë, komentatori i Televizionit Shqiptar kishte pozuar me fanellë dhe ka pranuar publikisht se është tifozë i Zvezdës.
Por, fati sonte nuk ishte në anën e Grillos dhe as në anën e beogradasëve.
Ata janë në grupin e vdekjes, grupin C, ku është Paris Saint-Germain, Napoli dhe Liverpooli.
Duket se Zvezda është i vetmi ekip që nuk luan lojë sulmuese në këtë grup, derisa tri ekipet e tjera njihen për lojën e tyre sulmuese.
Ky sigurisht do të jetë një lajm i keq për Kosta Grillon.