17:13 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shorti i parakohshëm në Champions, këto janë duelet më të mundshme sipas “Chip Master”

Tani që grupet e 1/16 së Ligës së Kampionëve kanë përfunduar, përllogaritjet për shortin e ardhshëm kanë filluar të bëhen nga ekspertët.

Alexis Martin-Tamyao, eksperti spanjoll i statistikave, i njohur si “Chip Master” , ka bërë kuotimet dhe probabilitetin e ndeshjeve të mundshme për xhiron tjetër.

Vlen të theksohet se “Chip Master” shpeshherë ka ditur të jetë i saktë me prognozat dhe kuotimet që ka bërë, shkruan IndeksOnline.

Nëse disa nga parashikimet e tij dalin të sakta edhe kësaj radhe, pritet të kemi duele mjaft të forta dhe interesante.

Ndër to vlen të theksohen ndeshje si Chelsea – Barcelona, Juventus – Liverpool apo Real Madrid – Roma.

Për më shumë shikoni tabelën: