Shorti për çerekfinalet u hodhë, por ndeshje s’ka deri në shkurt
Sot në selinë e FFK-së, në praninë e anëtarit të KE të FFK-së, Xhelal Broja, zv.sekretarit të përgjithshëm, Arianit Ahmeti, Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Fillimisht zv.sekretari Ahmeti u ka dëshiruar klubeve pjesëmarrëse të këtij rrethi fat dhe mbarësi në këtë garë, derisa më pas është bërë tërheqja e shortit, ku janë përcaktuar këto çifte:
Ferizaj – Feronikeli
Prishtina – Trepça’89
Kika – Ballkani
Vëllaznimi – Drita
Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 9 shkurt, 2019./IndeksOnline/