Shorti për edicionin e ri të basketbollit hidhet më 12 shtator

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se shorti për edicionin e ri të garave do të tërhiqet më 12 shtator në zyrat e saj.
Sipas njoftimit, fillimisht nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Superligën e Femrave, ndërsa një orë më vonë, nga ora 12:00, do të tërhiqet shorti për ProCredit Superligën.
Me hedhjen e shortit do të përcaktohen çiftet e para të kampionatit të ri, i cili pritet të sjellë edhe këtë sezon përballje interesante dhe rivalitet të lartë në parket./Indeksonline/