75 Mall Live Search
11:30 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / G T

Shorti për kualifikueset e Euros 2026 për moshën U-17, Shqipëria mëson kundërshtarët

Kombëtarja U-17 ka njohur kundërshtarët për kualifikueset e raundit të parë për Kampionatin Europian “Estonia 2026”.

Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s e vendosi Shqipërinë në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin.

Të gjitha ndeshjet e Grupit 8 të këtij mini-turneu do të luhen në Kroaci, në datat 11, 14 dhe 17 nëntor 2025.

Vendet e para dhe të dyta të çdo grupi do të kualifikohen më tej në raundin e dytë të kualifikueseve.