Shorti për Kupën e Botës, Kosova ishte përballur edhe më heret me Zvicrën e Sllovenin, asnjëherë me Suedinë

Kosova sot ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Kupës së Botës për vitin 2026.
“Dardanët” janë në grupin B, së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, shkruan IndeksOnline.
Nga tre kundërshtarë, Kosova në të kaluarën është përballur me dy prej tyre.
Gjatë vitit 2020, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka zhvilluar dy ndeshje me Slloveninë, në Ligën e Kombeve.
Në ndeshjen e parë e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova u mposht nga Sllovenia me rezultat 0-1, ndërsa në ndeshjen e kthimit pësoi humbje me rezultat 2-1.
Kosova po ashtu është përballur tre herë edhe me Zvicrën, ku të tre ndeshjet përfunduan me barazim.
Në vitin 2022, në një miqësore të zhvilluar në ”Letzigrund Stadion” në Zürich”, ndeshja përfundoi me barazim 1-1.
Gjatë vitit 2023, Kosova dhe Zvicra u përballen dy herë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ”Fadil Vokrri”, përfundoi me rezultat 2-2, ndërsa ajo në ”St. Jakob-Park” në Basel, u mbyll me rezultat 1-1.
Ndërkohë Kosova nuk është përballur asnjëherë me kombëtaren e Suedisë.
Tashmë janë mësuar edhe datat e të gjitha ndeshjeve të Kosovës, për kualifikimet e Kupës së Botës./IndeksOnline/
