75 Mall Live Search
21:34 / E Martë, 29 Tetor 2024 / MSH

Shou në “San Siro”, Napoli po e “shkelë” Milanin

Napoli është duke dominuar bindshëm Milanin, në derbin e vlefshëm për ligën italiane, Serie A.

Ndeshja po zhvillohet në “San Siro” dhe aktualisht Napoli është në avantazh prej dy golash, shkruan IndeksOnline.

Serinë e golave e hapi Romelu Lukaku në minutën e 5-të, për të shënuar më pas edhe Khvicha Kvaratskhelia, në minutën e 43-të.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, teksa mbetet të shihet nëse “Rosonerët” do të përmbysin këto shifra.

Kujtojmë se Napoli gjendet në vendin e parë në tabelë, ndërkaq Milani pozicionohet i 8-i./IndeksOnline/