75 Mall Live Search
22:06 / E Martë, 23 Janar 2024 / MSH

“Show” golash në ndeshjen Chelsea-Middlesbrough

Ndeshja e parë mes Chelsea dhe Middlesbrough në kuadër të Carabao Cup, ishte ndeshje për t’u harruar për blutë.

Ata humbën me rezultat minimal nga ekipi anglez, për t’u rikthyer fuqishëm në ndeshjen e kthimit.

Është vetëm pushimi i pjesës së parë dhe Chelsea po dominon me rezultat të thellë 4-0.

Rezultati i ndeshjes nisi me epërsi minimale të bluve, pasi Jonny Howson shënoi autogol në minutën e ’15-të.

Më pas, Enzo Fernandez, pas një asisti të Armando Brojes, tundi rrjeten në Stamford Bridge, raporton Indeksonline.

Epërsia u trefishua në minutën e ’36-të, me gol të Axel Disasi.

Ndërkaq, qershinë mbi tortë për pjesë të parë e mori Cole Palmer, duke shënuar në minutën e ’42-të.

Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes deri më tani, pas fillimit të pjesës së dytë, është 4-1./Indeksonline/