12:57 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shpallen fituesit e çmimit “Nobel” për ekonomi

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ua ka dhënë çmimin “Nobel” për ekonomi, ekonomistëve Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer, për punën e tyre në zbutjen e varfërisë botërore.

Banerjee dhe Kremeri janë shtetas të SHBA-së, ndërsa Duflo ka nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe franceze.

“Hulumtimi i kryer nga këta ekonomistë ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për të luftuar varfërinë botërore. Në vetëm dy dekada, qasja e tyre e re e bazuar në eksperimente ka transformuar ekonominë e zhvillimit”, tha Akademia.

Treshja fituese e çmimit do ta bashkëndajnë shpërblimin prej rreth 908 mijë dollarësh amerikanë.

Javën e kaluar, në Stokholm u dha edhe çmimi “Nobel” për letërsi, mjekësi, fizikë, kimi dhe paqe.