09:33 / E Diele, 07 Mars 2021 / OSH

Shpallet fituesi i Sanremo 2021, Ermal Meta mes tre finalistëve

Ka qenë grupi i rrokut Maneskin ata që kanë rrëmbyer vendin e parë të Festivalit të Sanremos.

Vendin e dytë në këtë edicion të 71-të e zunë Francesca Michielin dhe Fedez, ndërkohë që kantautori me origjinë shqiptare, Ermal Meta u rendit në vendin e tretë.

Meta arriti të sigurojë vendin e parë në fazën e parë të televotimit me këngën “Un milione di cose da dirti” dhe emri i tij përmendej në mediat italiane si fitues i Sanremo 2021.

Në garë për vendin e parë të festivalit ishin 26 këngëtarë, ku në fund të fazës së parë u eliminuan prej televotimit 23 prej tyre. Ishte juria ajo që ndau më pas tre çmimet e para.