75 Mall Live Search
09:30 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Serbi, 7 komuna përmbyten nga reshjet

Serbia ka shpallut gjendje të jashtëzakonshme në shtatë komuna, kjo pas reshjeve të shumta të mëdha.

Niveli i lumenjve  në Serbinë Përendimore, vazhdimisht është në rritje.

 “Gjithsej 48 persona u evakuuan dhe një person u shpëtua aty ku jeta ishte kritike. Për shkak të prurjeve të mëdha të lumenjve situata më kritike për momentin është  në Ljubovija dhe Guça, sepse kishte reshje të mëdha shiu në orët e para të mëngjesit”, tha Goran Nikoliç për RTS-në, transmeton Indeksonline.

Në Ljubovija, një urë u shkatërrua dje, dhe ekziston rreziku që përroi të heqë një urë tjetër.

Tanjug, Jaroslav Pap, ilustracija

“Dje, për shkak të asaj ure, vetë qendra e qytetit u përmbyt,”, tha tutje Nikoliç.

Ilistracija/ EPA/ MIHADAK ZOLTAN

Ai theksoi se situata në Ljubovija dhe Guca dhe Lucani tani po monitorohet intensivisht.