Shpallet kadet i dalluar, Hoxha: Do të jem në shërbim të atdheut deri në frymën e fundit

Arianit Hoxha është zgjedhur kadet i dalluar. Hoxha si kadet i dalluar është zgjedhur sot në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës .
Hoxha tha se do të kujdesen që ta ruajnë tokën të cilët e trashëguan nga të parët, si gjenë më të shtrenjtë dhe se do të jenë në shërbim të atdheut deri në frymën e fundit.
“Po qëndrojë këtu si jo më i miri, por ndër më të mirët të klasës 2023. Toka që të parët tanë na lanë trashëgimi do te kujdesem që të ruajmë si gjenë më të shenjtë deri në frymën e fundit. Objektivi ynë i përhershëm është që të japim më të mirën tonë gjithmonë. Jemi të vetëdijshëm që shpesh herë nuk ka qenë e lehtë, por ju kadetë të diplomuar në emër të klasës 2023 iu falënderojë për përkushtimin”, tha ai
Ai tha se FSK dhe Kosova presin shumë nga ta, andaj u zotua që të jenë në shërbim të atdheut, transmeton IndeksOnline.