15:43 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Shpallet konkursi për prokuror të Prokurorisë Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar dorëheqjen e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial.

Kryesuesi i Këshillit, Bahri Hyseni bëri të ditur se dje kanë pranuar dorëheqjen e Isufajt.

“Dje jemi njoftuar se anëtari i Këshillit Blerim Isufi, ka ofruar dorëheqje nga anëtarësia e tij në Këshill. Ai ka thënë se ketë vendim e ka marrë për arsye personale”, tha ai.

Pas kësaj, Këshilli Prokurorial mori vendim që të hapë konkursin për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Këshilli ka themeluar edhe Komisionin për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës me kryesues Besim Kelmendin, Drita Hajdarin dhe Xhevdet Bislimi anëtarë.