Shpallet në kërkim shtetasi kosovar, dyshohet se e shiti veturën e vjedhur në Shqipëri
Policia e Shqipërisë ka shpallur në kërkim një shtetas të Kosovës nën dyshimin se shiti në Shqipëri një veturë të vjedhur “BMW M-8”, vlera e të cilës është rreth 140 mijë euro.
Operacioni “Stolen line” është duke u zhvilluar në Shqipëri.
Vetura BMW dyshohet se është vjedhur në Gjermani. Që nga nisja e operacionit janë sekuestruar 5 vetura.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se vetura është sekuestruar në Vorë dhe është ndaluar edhe blerësi i beturës, shtetas i Shqipërisë.

