75 Mall Live Search
15:12 / E Premte, 12 Janar 2024 / L K

Shpallet situatë epidemiologjike me gripin sezonal, MSH tregon masat parandaluese

Sipas të dhënave të fundit nga IKSHPK dhe nga institucionet shëndetësore, intensiteti i gripit sezonal sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024, paraqitet me aktivitet më të lartë të qarkullimit dhe krahasuar me javën paraprake ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik. Si rrjedhojë apelojmë për vigjilencë të shtuar!
Në rast simptomash të gripit konsultoni mjekun familjar për këshilla dhe trajtim të duhur.
Masat e rëndësishme për parandalim:

  1. Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni;
  2. Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët;
  3. Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme;
  4. Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm;
  5. Kujdes i shtuar për grupet më të rrezikuara:
    Është veçanërisht e rëndësishme që grupet si: Personeli shëndetësor, gratë shtatëzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit.
    Vaksinimi – mbetet mbrojtja më efikase:
    Qysh në fillim të tetorit 2023 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.