13:10 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Shpallet trajneri i muajit në Premierligë, nuk është Gunnar!

Trajneri i Aston Villas, Dean Smith,ka fituar çmimin ‘trajneri i muajit dhjetor’ në Premierligë.

49-vjeçari ka mposhtur trajnerët si: Carlo Ancelotti, Sean Dyche dhe Ole Gunnar Solskjaeri.

Gjatë muajit dhjetor skuadra e tij, Aston Villa zhvilloi 5 ndeshje, ku në 3 doli fituese, kurse barazoi 2 herë.

Statistika më të mira kishte Ole Gunnari, me 6 ndeshje; 4 fitore dhe 2 barazime./IndeksOnline/