16:41 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shpallet vendimi zyrtar për rastin “Monstra”, të dënuarit lirohen sot ose të hënën!

“Është shpallur vendimi zyrtar për kthim të rastit “Monstra” në rigjykim”. Kjo është deklarata plot eufori e avokatit Naser Raufi dhenë para disa minutave për Gazetën Lajm, përmes të cilës kumtoi lajmin që po e presin mbarë shqiptarët e Maqedonisë.  Sipas Raufit, sot ose të hënën të dënuarit në rastin “Monstra” do të lihen të lirë.

Grupi i gjykatësve në Gjykatën Supreme i ngarkuar për vlerësimin e lëndës “Monstra” pas rrethanave shtesë që dolën nga përgjigjet ka votuar pro rikthimit të rastit në Gjykatën Themelore. Nga burime të sigurta mesohet se “pro” këtij vendimi kanë votuar që të pesë anëtarët e grupit të gjykatësve. Që lënda e rastit “Monstra” të rikthehet nga fillimi javë më parë u paralajmërua nga prokurorja Liljana Spasovska, e cila udhëhiqte lëndën. Duke marrë për bazë ankesat e mbrojtjes dhe njëkohësisht duke kryqëzuar provat me rrethanat, por edhe më dëshmitë e siguruara nga materialet e përgjuara, Spasovska kërkoi javë më parë që një organ më i lartë të vendoste për fatin e kësaj lënde. Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës në vitin 2012, me burg të përjetshëm u dënuan 6 persona nën akuzën për vepër terroriste.