Shpat Deda hap zemrën për periudhën e errët të jetës së tij
Në një intervistë për ‘Ftesë në 5’ përballë Bieta Sulos, artisti i njohur, Shpat Deda ka treguar detaje artistike mbi albumin e ri muzikor, të titulluar ‘Hajde n’ballon’.
Ai ka treguar se në këtë projekt muzikor çdo detaj ka qenë live nga interpretimi te instrumentistët dhe xhirimi.
Më tej i vendosur përballë 5 pyetjeve, Shpati ka hapur zemrën dhe ka folur për një periudhë të errët në jetën e tij, si përjetimi i depresionit.
“Kam kaluar periudha të errëta me vetveten. Më ka rastis të jetoj periudha depresive. Për dikë që e ka përjetuar diçka të tillë e di se sa e vështirë është ajo, e di shumë mirë se e ndjej shumë.
Ka njerëz që më thonë që kam qenë në një fazë të tillë dhe muzika jote më ka ndihmuar shumë. Kjo më ka prekur shumë, e ndjej shumë pasi e kam përjetuar vetë dhe e di çfarë do të thotë.
Unë shpëtimin e kam gjetur te fakti se çdo gjë është e përkohshme në jetë dhe do të kalojë”, u shpreh artisti i emocionuar.

