Shpat Kasapi “baksuz” në dashuri
Shpat Kasapi duket se ka të reja nga jeta e tij personale dhe nuk janë aspak ato që ne prisnim.
Kohë më parë në një intervistê këngëtari u shpreh se ishte në një lidhje, mjaft i dashuruar dhe mezi priste të na i prezatonte të gjithëve partneren. E ndërkohë që ne prisnim zyrtarizimin dicka tjetër ka ndodhur; dyshja është ndarë.
I ftuar në emisionin e mëngjesit “ëake Up” Shpati ka treguar se është beqar dhe tani për tani e ka zënë halli. Shpati tregoi se është në kërkim të një vajzë, por asnjëra nuk po i del ashtu siç do ai.
“Dal me njërën është posesive, dal me njërën është xheloze, dal me tjetrën nuk e do familjen”, u shpreh Shpati.
Epo duket se Shpati nuk e ka të lehtë të gjejë të duhurën.