22:52 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / Blerim

Shpat Kasapi fejohet me Selvijen!

Artisti i mirënjohur shqiptare Shpat Kasapi fejohet me të dashurën e tij Selvije Jao.

Këngëtari nga shkupi ka postuar në llogarin e tij në Instagram një story ku bënë të ditur këtë lajm të bukur.

Dyshja simpatike prej muajsh kanë bërë të ditur lidhjen e tyre, mirëpo sot ata e zyrtarizuan përmes një foto ku shihen duart e tij dhe të fejuarës. Foto e cila tregon që këta të dy i kanë ndërruar unazat.

Shpat Kasapi është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij private dhe ajo profesionale.