21:52 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shpat Kasapi: Kam ndërmend t’i futem politikës, vajzat shkulin krevatin për mua

Këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut Shpat Kasapi ka ndërmend që t’i futet botës së politikës, njësoj si nëna e tij.

I ftuar në “E diell”, Shpati tregoi se ka ndërmend që të kërkojë besimin e popullit në mënyrë që t’u shërbejë në Kuvendin e Maqedonisë.

“Kam ndërmend t’i futem politikës. Do të bëhem deputet nëse populli më beson”, ka thënë këngëtari.

Shpati gjatë emisionit ka patur edhe një pyetje provokuese: Më parë vajzat për ty shkulnin flokët, po tani?

Edhe përgjigja e tij ka qenë e tillë ku tha:

“Më parë shkulnin flokët, tani shkulin krevatin për mua”.