Shpat Kasapi në plazhin e Shëngjinit
Këngëtari shkupian i popullarizuar, Shpat Kasapi, po i bën pushimet në Shëngjin, Rana e Hedhun, te Vila Delux.
Ai është i shoqëruar me të emën dr.Gjylymser Kasapi, profesoreshë e Universitetit të Shkupit “Shën Kirili dhe Metodij” dhe deputete e LSDM-së në kolalicioni i qytetarët në Kuvendin e Maqedonisë Veriore.
“Edhe vota ime ndihmoi që një shqiptar, Talat Xhaferi të zgjidhet kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore, për herë qëparë në historinë e demokracisë. ” tha nëna e Shpatit.
Me të është edhe mikja e saj Sonja Teodorova, primarius dr. në fushën e mjekësisë në Shkup.
Sonja ka qenë edhe në Spanjë, por kësaj më tepër i ka lënë përshtypje bregdeti shqiptar.
Çuni (në foto) Ores Doçi, 9, nga Mirdita tha: Shpatin e kam shok… Shpati erdhi në Shqipëri, një udhë e dy punë, të këndoj e të bëj plazh.
Pati turne në Fier, Shëngjin e disa qytete tjera të Shqipërisë.
Padroni i Vila delux, Petrit Prençi në shenjë respekti lëshoi muzikë, këngët e Shpat Kasapit. /Indeksonline/
