10:05 / E Martë, 25 Janar 2022 / OSH

Shpat Kasapi poston foton e parë me bashkëshorten dhe djalin

Shpati dhe Selvija janë bërë prindër.

Shpat Kasapi dhe Selvije Jao janë bërë prindër për herë të parë para një jave, ani pse lajmin e kanë dhënë dje.

Ata janë gëzuar me ardhjen në jetë të një djali për të cilin kanë zgjedhur emrin e veçantë Roel.

Ndërkohë mbrëmë Shpati ka publikuar portretin e parë si familje tani tre anëtarëshe.

Theksojmë se Shpati dhe Selvija janë fejuar e martuar pa ceremoni të madhe vitin e kaluar.