21:21 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Shpat Kasapi thotë se ka fjetur me 18 Miss-e: Më bënin masazhe e më puthnin

Shpat Kasapi është një nga këngëtarët më të pëlqyer dhe më të dashur për publikun shqiptar.

Këngëtari nga Tetova ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Glamour Zone”, ku foli ndër të tjera ndau edhe detaje të pathëna më parë nga jeta e tij private.

Ndër to ishte edhe aventura e tij e çmendur në SHBA me 18 Miss-e.

Ai u shpreh se pas një koncerti, u rrethua nga vajzat bukuroshe, të cilat s’e lanë të flinte në dhomën e tij.

Këngëtari u shpreh se e morën në dhomën e tyre dhe më pas nisën ta merrnin “me të mira”, duke i bërë masazhe e duke e puthur.

Ai tha: “Më morën në dhomën e tyre, dhe nisën të më merrnin me të mira. Njëra më bënte masazh, e një tjetër më puthte në faqe.”