75 Mall Live Search
21:37 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shpat Zekaj fitoi medaljen e bronztë në Kupën Botërore ‘Leibnitz 2019’ për junior

Xhudo ka vazhduar me pjesëmarrjen në gara të ndryshme ndërkombëtare dhe njëkohësisht me fitimin e medaljeve.

Shpresa Olimpike 2018, Shpat Zeka ka fituar të bronztën në Kupën Botërore të xhudos për junior të mbajtur në Leibtnitz të Austrisë, kategoria -100 kg.

Shpati shënoi pesë fitore, ndërsa medaljen e fitoi me repesazh. Në luftën e fundit mundi gjeorgjianin Ilia Sulanidze.

Nga garuesit tjerë pjesëmarrës, Flaka Loxha (-57 kg) dhe Arbër Kullashi (-73 kg) shënuan nga një fitore, ndërsa garuesit tjerë nuk e kishin ditën, duke u ndalur në raundin e parë.