Shpat Zekaj i bronztë në Evropianin e seniorëve në Shkup

Xhudisti nga Kosova, Shpat Zekaj, ka siguruar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për seniorë që po zhvillohet në Shkup.
Në ndeshjen vendimtare për vendin e tretë, Zekaj triumfoi ndaj garuesit italian, Enrico Bergamelli, duke e mposhtur me Waza-ari, ka bërë të ditur Federata e Xhudos së Kosovës përmes një postimi në Facebook.
Kujtojmë se përgatitjet dhe pjesëmarrjet e xhudistëve të Kosovës në gara ndërkombëtare po udhëhiqen nga trajnerja dhe kampionia olimpike në xhudo, Nora Gjakova.