“Shpata” kosovare në tokën e samurajëve
Drilon Hajrizi ka shkëlqyer në sezonin e parë në Japoni te skuadra Kanazawa Samuraiz.
Basketbollisti kosovar ka bërë paraqitje briliante duke qenë gjithmonë pikë referimi në fushë, shkruan indeksonline.
Hajrizi ka qenë pjesë e skuadrave më të forta të Superligës së Kosovës para se të transferohej në Japoni.
27 vjeçari i lindur në Mitrovicë ka luajtur për Trepçën, Pejën dhe në fund për Sigal Prishtinën.
Në videon e mëposhtme janë momentet më të mira të Drilonit në Ligën Japoneze. /IndeksOnline/