20:09 / E Diele, 03 Janar 2021 / Blerim

Shpati tregon se çfarë raporti ka Selvija me nënën e tij

Shpat Kasapi i dha fund beqarisë duke u fejuar me partneren e tij, Selvije.

Sot i ftuar në “E diell”, Shpati tregoi se jeton me Selvijen në shtëpinë e tij së bashku me të ëmën: “Shkon shumë mirë me mamin tim, jemi shumë mirë”.

I pyetur nëse Selvija është xheloze, Shpati tha se nuk ka problem të tilla sepse ajo e mirëkupton profesionin e tij.

Në një moment Fjoralba e ngacmoi për të ditur se kush gatuan për të, mami apo Selvija. “Gatuajnë të dyja, ndihem si sultan”, u përgjigj Shpati.