Shpejt nisin xhirimet, Dua Lipa në filmin e James Bond
Prej disa kohesh është përfolur se Dua Lipa do të përfshihet në filmin e Daniel Craig, por tashmë është vendosur se ajo do të regjistrojë klipin e kolonës zanore për Jamës Bond.
Sipas mediave të huaja xhirimet nuk kanë filluar ende por videoklipi i kolonës zanore do të regjistrohet në fund të muajit gusht dhe në fillim shtatori, në Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci në Itali.
Në anën tjetër Dua Lipa është shumë e lumtur që është përzgjedhur për këtë edhe pse ende nuk ka filluar të punojë me këngën.
Rikujtojmë se kolonat zanore të filmit të James Bond janë realizuar nga emra të njohur Si Sam Smith, Adele, Jack White dhe Chris Cornell.