Shpejt përfundon ndërtimi i qendrës familjare në Veternik, dy drejtorët panë nga afër punimet

Drejtori i investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku nga tereni kanë njoftuar se së shpejti përfundon ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik.
“Nga terreni. Së shpejti do të përfundojmë ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik.
Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku, pamë nga afër punimet”, ka shkruar Xhaferi.