75 Mall Live Search
14:19 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shpejt pritet të nis ndërtimi i Xhamisë Qëndrore në Prishtinë

Brenda një kohe shumë të shkurtër pritet të nis ndërtimi i Xhamisë Qëndrore  në Prishtinë.

Ani pse projekti në fjalë ishte paralajmëruar të finalizohej kaherë, Komuna e Prishtinës ende e ka në proces lejen për ndërtimin e saj, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë, që një pllakatë e vendosur afër hapësirës ku edhe do të bëhet ndërtimi, është mirëpritur nga qytetarë të shumtë.

Xhamia Qendrore lokacioni i të cilës është në lagjen “Dardania” afër objektit të Telekomit të Kosovës, ishte bërë temë diskutimi mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes për fillimin e ndërtimeve.

Ndonëse Komuna e Prishtinës gjatë vitit të kaluar ia kishte dhënë dritën e gjelbër këtij institucioni fetar për nisjen e punimeve dhe për kushtet ndërtimore, këto punime ishin zhvatur nga BIK-u tash e një vit./Indeksonline/