‘Shpejtësi dhe çmenduri’, Lirim Kastrati me aksionin e tij ‘Superfuqi’

Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati po arrinë të tregohet fantastik edhe në ligën ruse.
Kastrati i cili është vetëm 21 vjeçar në një video të publikuar shihet se ai ka shpejtësi të jashtëzakonshme, e ku arriti t’i lë prap futbollistët kundërshtar.
Lirimi deri më tani në 21 ndeshje të luajtura në këtë sezon ka arritur të shënoj 8 gola kurse ka bërë 4 asistime.
Futbollisti kosovar është pjesë e kësaj e klubit rus që nga viti 2017 pasi kishte kaluar nga Shkëndija e Shqipërisë për skuadrën U19 të Lokomotivës kurse tani luan për skuadrën e parë të këtij klubi./IndeksOnline/.