75 Mall Live Search
10:03 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

‘Shpejtësia e dritës’ Hazard, flet publikisht rreth kalimit te Real Madridi

Eden Hazard edhe një herë tjetër ishte vendimtar në fitoren e Chelseat pas fitore 2-0 kundër West Ham United.

Belgu shënoi 2 gola për ta ngritur skuadrën e tij në vendin e 3-të në Premier Ligë.

Gjatë ndeshjes tifozët e West Hamit këndonin për Hazardin se do t’i bashkohet Realit këtë verë, por mesfushori me tipare sulmuese pas ndeshjes deklaroi:

 “Jo, ata janë gabim. Tani për tani jam i fokusuar te Chelsea deri në fund të sezonit. Jam i interesuar që të përfundojmë në top katërshe dhe ta fitojmë Ligën e Evropës, kemi ende shumë për të bërë”, tha Hazard.

Mediumet në Angli kanë raportuar se Hazard nuk ka qenë asnjëherë më afër transferimit në Real Madrid. /Indeksonline/